U qëllua me plumb në kokë në vitin 1990, oficeri i policisë vdes pasi kaloi 33 vite në koma
Detektivi Troy Patterson ndërroi jetë 33 vjet pasi u qëllua nga tre kriminelë që përpiqeshin ta grabitnin.Patterson i kaloi tre dekadat e fundit në koma - nuk u zgjua kurrë pas të shtënave.
Troy Patterson ishte jashtë detyrës duke larë makinën e tij në një hidrant zjarrfi në lagjen Brooklyn të Nju Jorkut kur ai u zu në pritë nga tre persona të armatosur.
Ata e qëlluan në kokë policin hero ndërsa përpiqeshin ti merrnin disa dollarë.
Vetëm 27-vjeç, polici sipas New York Post kishte marrë tashmë shtatë lavdërime për punën e tij në atë kohë.
Ai nuk u zgjua më kurrë pas grabitjes dhe qëndroi në një gjendje vegjetative deri në fund.
Pas krimit të 16 janarit 1990, tre autorët në panik u larguan nga vendi i ngjarjes pa arritur asgjë, duke lënë pas portofolin e punonjësit të policisë.
Pak më vonë, policia arrestoi tre të dyshuar: Vincent Robbins, Tracey Clark dhe Darien Crawford.
Robbins, tani 53 vjeç, u dënua me 5 deri në 15 vjet burg për sulm dhe tentativë për grabitje. Ai është i lirë që nga viti 2000.
Shefi i Shoqatës së Detektivëve (DEA) Paul DiGiacomo i bëri homazhe Patterson të dielën: “Detektivi Troy Patterson ishte një hero i qytetit të Nju Jorkut që frymëzoi qindra kolegë për të vazhduar punën e tij të guximshme dhe të rëndësishme kundër krimit. DEA do të sigurojë që ai dhe familja e tij të mos harrohen kurrë."
Patterson u gradua si detektiv në vitin 2016, 26 vjet pas grabitjes.
Zëvendësdrejtoresha e NYPD Judith Harrison tha për Patterson në janar 2022:
"Ne vijmë këtu çdo vit për të nderuar jetën e tij, për të festuar jetën e tij, për t'i bërë të ditur familjes së tij dhe atij se ne nuk do të harrojmë."