Tusk: Ne refuzojmë grumbullimin e emigrantëve të jashtëligjshëm në Poloni, të dëbuar nga Gjermania

Kryeminstri i Polonisë, Donald Tusk, theksoi se do të refuzonte të pranonte në vend grupe emigrantësh të jashtëligjshëm.
Kjo deklaratë e Tusk vjen në një moment që Gjermania ka refuzuar emigrantë të jashtëligjshëm dhe azil kërkues.
Ai mendon se Be mund ti grumbullojë në Poloni këto grupe emigrantësh që dëbohen nga qeveria gjermane.
“Do të kemi shumë çështje për të diskutuar, në mënyrë që të mos krijohet përshtypja e vërtetë se dikush, përfshire Gjermaninë, do të donte të dërgonte grupe emigrantësh në Poloni”, tha Tusk në një konferencë për shtyp.

