Turqia ndalon 3 terroristë në juglindje të vendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2023, 06:56
Forcat turke të sigurisë “neutralizuan” të paktën tre terroristë në juglindje të vendit, njoftoi Ministria e Brendshme.
Raporti bën të ditur se terroristët u vunë në shënjestër gjatë një operacioni kundër terrorizmit në rajonin Bestler Dereler të provincës Sirnak.
Garda e fshatit dhe xhandarmëria morën pjesë në operacionin, i cili u krye me mbështetjen e mjeteve ajrore pa pilot (UAV) dhe helikopterëve sulmues ATAK.
Humbën jetën edhe tre xhandarë.