Trump urdhëron hetim ndaj gjigantëve të naftës: Konsumatorët amerikanë po “zhvaten!”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar Departamentin e Drejtësisë të hetojë kompanitë e mëdha të naftës, duke i akuzuar ato se po mbajnë artificialisht të larta çmimet e benzinës pavarësisht rënies së kostove të naftës në tregjet ndërkombëtare.
Në një postim në platformën e tij, Trump deklaroi se konsumatorët amerikanë po “zhvaten” nga kompanitë e naftës, të cilat sipas tij nuk po reflektojnë në pompë uljen e ndjeshme të çmimeve të naftës bruto. Presidenti tha se ka udhëzuar Departamentin e Drejtësisë që të nisë menjëherë hetimet për këtë çështje.
Trump theksoi gjithashtu se çmimi mesatar i benzinës në SHBA ka rënë me rreth 0.60 dollarë për gallon krahasuar me javët e mëparshme, ndërsa javën e kaluar çmimi mesatar ra nën 4 dollarë për gallon për herë të parë që nga muaji mars.

