Trump emëron James McDonald për një nga postet më të fuqishme të drejtësisë në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka propozuar James McDonald për postin e prokurorit federal të Distriktit Jugor të Nju Jorkut, një nga detyrat më të rëndësishme në sistemin amerikan të drejtësisë.
Njoftimi u bë nga vetë Trump përmes platformës Truth Social, ku ai shprehu besimin se McDonald do të japë rezultate të rëndësishme në këtë detyrë.
Zyra e prokurorit federal në Manhattan konsiderohet ndër më me ndikim në Shtetet e Bashkuara, pasi merret me hetimin e çështjeve të rëndësishme që lidhen me krimin financiar, korrupsionin, terrorizmin dhe raste të tjera me interes të lartë publik. Kjo prokurori njihet gjithashtu për pavarësinë e saj në raport me Departamentin amerikan të Drejtësisë.
Nëse kandidatura e McDonald miratohet nga Senati, ai do të marrë detyrën që aktualisht mbahet nga Jay Clayton.
Sipas njoftimit të Trump, Clayton është zgjedhur për të drejtuar Inteligjencën Kombëtare të SHBA-së, pas largimit nga posti të Tulsi Gabbard.
Lëvizja vjen në kuadër të ndryshimeve që administrata amerikane po bën në disa prej institucioneve kryesore të sigurisë dhe drejtësisë, ndërsa vëmendja mbetet te lufta kundër korrupsionit, krimit financiar dhe kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare.


