Tragjedi ajrore në Francë, rrëzohet avioni i një shkolle parashutizmi/ 11 të viktima, mes tyre piloti, studentë dhe instruktorë

Tragjedi ajrore në Francë, rrëzohet avioni i një shkolle

Një aksident tragjik ajror ka tronditur Francën verilindore, ku një avion civil është rrëzuar në qytetin Tomblaine, duke shkaktuar vdekjen e 11 personave.

Sipas autoriteteve lokale, mes viktimave janë piloti, pesë studentë dhe pesë instruktorë. Aeroplani i përkiste një shkolle parashutizmi dhe ishte nisur nga aeroporti Nancy-Essey, por u rrëzua vetëm pak pasi ishte ngritur në fluturim.

Forca të shumta policie, zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën përreth aeroportit në departamentin Meurthe-et-Moselle, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ministri i Brendshëm i Francës është nisur drejt vendit të ngjarjes për të ndjekur nga afër situatën.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi rrethanat që çuan në rrëzimin e avionit, ndërsa pritet një deklaratë zyrtare pas përfundimit të hetimeve paraprake.

EMISIONET