OKB ngre alarmin pas tërmeteve në Venezuelë, afro 1,500 ndërtesa dhe objekte të dëmtuara

OKB ngre alarmin pas tërmeteve në Venezuelë, afro 1,500

Pothuajse 1,500 objekte infrastrukturore janë dëmtuar nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën, njoftuan Kombet e Bashkuara.

Sipas zyrës humanitare të OKB-së, katastrofa e së mërkurës ka krijuar një “emergjencë kombëtare”, duke prekur të paktën shtatë shtete në veri të vendit.

Më shumë se 3,100 familje janë detyruar të largohen nga banesat e tyre për shkak të dëmeve, ndërsa autoritetet kanë regjistruar mbi 430 lëkundje pasuese.

Frika vijon te banorët, pasi dy tërmete të tjera të ndjeshme janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë një me magnitudë 4.5.

Ekipet e emergjencës dhe organizatat humanitare po vijojnë punën për të vlerësuar dëmet dhe për të ndihmuar familjet e prekura.

 

EMISIONET