Takimi 40 min në Selinë e Shenjtë/ Papa: Faleminderit për vizitën tuaj! Zelensky: Është një nder i madh
Dyzet minuta ka zgjatur takimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me Papa Françeskun në Vatikan.
Papa i shtrëngoi dorën Zelenskyt dhe e falenderoi për këtë vizitë ndërsa ai u përgjigj se "është një nder i madh".
Siç u bë e ditur, Françesku i dhuroi presidentit të Ukrainës një skulpturë prej bronzi.
Është një degë ulliri, një simbol universal i paqes.
Dhe kreu i shtetit ukrainas solli me vete si dhuratë një Virgjëreshë Mari, të bërë nga një jelek antiplumb.
Zelensky është larguar së fundmi nga Vatikani, me drejtim në studiot e televizionit publik italian Rai, ku do të jetë i ftuar në një emision.