Stoltenberg: NATO duhet të diskutojë garancitë e sigurisë për Kievin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2023, 07:10
NATO duhet të diskutojë opsionet për t’i dhënë Ukrainës garanci sigurie për kohën pas luftës së saj me Rusinë, tha shefi i aleancës Jens Stoltenberg.
Kur të përfundojë lufta, NATO-s do të ketë nevojë për marrëveshje për të siguruar që Rusia thjesht të mos zhvendosë forcat e saj për një sulm tjetër, u tha ai gazetarëve në Bruksel.
Në të njëjtën kohë, Stoltenberg bëri të qartë se NATO – sipas nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit do të sigurojë garanci të plota të sigurisë vetëm për anëtarët e plotë.