Shefi i OKB-së: Ne duhet të bëjmë paqe me natyrën

Shefi i OKB-së: Ne duhet të bëjmë paqe me natyrën

Kreu i OKB-së kërkoi veprim urgjent për të reduktuar rrezikun e zjarreve pasi cilësia e ajrit po përkeqësohet për miliona njerëz në Amerikën e Veriut mes zjarreve në Kanada.

Antonio Guterres postoi një fotografi në Twitter nga zyra e tij në katin e 38-të në selinë e OKB-së me një mjegull portokalli në të gjithë qytetin e Nju Jorkut duke e bërë horizontin e vështirë për t’u parë edhe nga një distancë e shkurtër.

“Në selinë tonë të OKB-së në Nju Jork, ne mund të ndiejmë cilësinë e ajrit në përkeqësim ndërsa tymi nga zjarret në Kanada lëviz në jug,” tha ai. ”Me temperaturat globale në rritje, nevoja për të reduktuar urgjentisht rrezikun e zjarrit është kritike. Ne duhet të bëjmë paqe me natyrën. Ne nuk mund të dorëzohemi”.

Kanadaja është duke luftuar me zjarret që nga fillimi i majit me më shumë se 400 ende aktive, sipas autoriteteve kanadeze.

Rreth 9.4 milionë hektarë tokë janë djegur dhe më shumë se 20,000 njerëz janë evakuuar.

EMISIONET