Spiunazh për Kinën, shpallet fajtor ish-reperi i njohur amerikan, rrezikon 20 vite burg

Spiunazh për Kinën, shpallet fajtor ish-reperi i njohur amerikan,

Reperi Pras Michel, dikur fitues i Fugees dhe Grammy, u shpall fajtor për punë në shërbim të Kinës dhe komplot kundër qeverisë amerikane, raportoi CNN.Ai rrezikon deri në 20 vite burg.

Artisti dyshohet se ka ndihmuar autoritetet e Pekinit të kenë akses tek zyrtarët e lartë amerikanë dhe kontakte me dy presidentët, Barack Obama dhe Donald Trump.

Sipas aktakuzave, këngëtari dyshohet se ka tentuar të "krijojë lidhje" në emër të qeverisë kineze dhe biznesmenit malajzian Jho Low.

Reperi u shpall fajtor për komplot, blerje të dëshmitarëve dhe lobim të paregjistruar në emër të një qeverie të huaj.

Gjatë dëshmisë së tij javën e kaluar, Michel tha se mori rreth 20 milionë dollarë nga Low në vitin 2012, për të “ bërë një foto me Obamën”.

Më pas reperi do të kishte përdorur të paktën 800 mijë dollarë për të financuar fushatën zgjedhore të ish-presidentit amerikan përmes një sërë donatorësh.

reperi amerikan

EMISIONET