Silleni këtu! Afrikano-jugorët i kërkojnë Britanisë t'u kthejë diamantin në bizhuteritë e kurorës së Mbretit Charles III

Silleni këtu! Afrikano-jugorët i kërkojnë Britanisë

Në “syrin” e afrikano-jugorëve ka hyrë diamanti më i madh në botë, i famshmi “Ylli i Afrikës”, i cili do të zbukurojë skeptrin mbretëror që Charles do të mbajë në kurorëzimin e tij të shtunën e 6 majit.

Të shumtë janë ata që kërkojnë kthimin e tij në vendlindje.

Siç raporton gazeta “NewYork Post”, diamanti mbresëlënës, i cili peshon 530 karat, u zbulua në vitin 1905 në Afrikën e Jugut dhe iu ofrua monarkisë britanike nga guvernatori kolonial i vendit, i cili në atë kohë ishte nën sundimin britanik.

Si pjesë e debatit global mbi kthimin e artit të grabitur nga kolonialistët, shumë afrikano-jugorë po u bëjnë thirrje britanikëve që ta kthejnë atë.

"Duhet të vijë në Afrikën e Jugut, pasi diamanti është një shenjë e trashëgimisë dhe kulturës sonë," thotë Mothusi Kamanga, një avokat dhe aktivist në Johanesburg.

Ai nisi një fushatë online duke kërkuar kthimin e diamantit të madh dhe tashmë ka mbledhur rreth 8,000 nënshkrime.

"Ylli i Afrikës", (Cullinan 1), siç thotë artikulli përkatës, është diamanti në skeptër i prerë nga një gur i çmuar 3100 karatësh, i cili është nxjerrë pranë Pretorias (guri quhet Cullinan).

Një diamant më i vogël i prerë nga i njëjti gur, i njohur si 'Cullinan II', zbukuron kurorën perandorake të mbajtur nga monarkët britanikë në raste ceremoniale.

Së bashku me skeptrin, ai ruhet si bizhuteritë e tjera të kurorës në Kullën e Londrës.

Një kopje e të gjithë diamantit Cullinan është ekspozuar në Muzeun e Diamantit të Cape Toën.

"Unë mendoj se 'Ylli i Afrikës' duhet të kthehet sepse në fund ata na e morën atë ndërsa na shtypnin," thotë Mohamed Abdullahi, një banor i Johanesburgut.

Megjithatë, ka edhe afrikano-jugorë që besojnë se kthimi i diamantit nuk është më i rëndësishëm.

Gjërat kanë ndryshuar, ne po evoluojmë, thotë Dieketseng Nzhadzhaba.

“Ajo që kishte rëndësi për ta në atë kohë ishte të dukeshin superiorë... kjo nuk ka më rëndësi për ne”, shton ai.

mbreti charls diamanti

EMISIONET