Shpërthen miniera ilegale e qymyrit në Kolumbi, 12 viktima dhe një i plagosur

Shpërthen miniera ilegale  e qymyrit në Kolumbi,  12 viktima dhe

Dymbëdhjetë persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur në një aksident në një minierë të paligjshme të qymyrit në Kolumbi, ka thënë për AFP Administrata Kombëtare e Minierave (ANM).

Shpërthimi u shkaktua nga përzierja e metanit me pluhurin e thëngjillit, tha agjencia, duke shtuar se miniera po funksiononte pa leje.

Sipas shërbimit publik, rreth 60% e vdekjeve të minatorëve këtë vit janë regjistruar në miniera ilegale.

Në vitin 2020, Kolumbia vajtoi 171 vdekje në aksidente në miniera dhe gurore, nga 82 një vit më parë. Nxjerrja e naftës, qymyrit dhe metaleve i sjell qeverisë kolumbiane shumicën e të ardhurave nga eksporti.

Kolumbia renditet e pesta në botë në eksportet e qymyrit.

EMISIONET