Shembet ura në Finlandë, plagosen 27 persona

Shembet ura në Finlandë, plagosen 27 persona

Rreth 27 persona janë lënduar si pasojë e shembjes së një ure këmbësorësh në qytetin finlandez të Espoo, afër Helsinkit.

Mediat e huaja shkruajnë se sipas shërbimit të shpëtimit të rajonit të Helsinkit, nga shembja e urës janë lënduar rreth 27 persona, shumica të mitur, por mes tyre ka edhe nxënës të shkollave profesionale.

Ekipet e shpëtimit dhe oficerët e policisë ndodhen në vendngjarje.

Ekipet e shpëtimit raportojnë se lëndimet janë të shkallëve të ndryshme, ndërsa shumica e të plagosurve kanë pësuar thyerje të gjymtyrëve.

EMISIONET