SHBA nis valën e tretë të sulmeve në Hormuz/ Trump: Do të godasim të gjitha kapacitetet iraniane

SHBA nis valën e tretë të sulmeve në Hormuz/ Trump: Do

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë valën e tretë radhazi të sulmeve ushtarake në zonën e Ngushticës së Hormuzit, duke rritur më tej tensionet me Iranin.

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se objektivi i operacionit është goditja e kapaciteteve ushtarake iraniane në këtë zonë strategjike, ndërsa ka lënë të hapur edhe mundësinë e një marrëveshjeje me Teheranin.

Trump njoftoi se SHBA synon të godasë të gjitha kapacitetet iraniane në Ngushticën e Hormuzit dhe paralajmëroi se në shënjestër mund të jetë edhe uzina bërthamore Pickaxe Mountain.

Në të njëjtën kohë, ai u shpreh se një zgjidhje diplomatike me Iranin mbetet ende e mundur.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se vala e fundit e sulmeve zgjati rreth pesë orë.

Sipas saj, operacioni synon të dobësojë më tej aftësinë e Iranit për të kërcënuar civilët dhe trafikun tregtar në Ngushticën e Hormuzit.

Ndërkohë, sipas informacionit të publikuar, Irani ka goditur dy anije supertankerë në Ngushticën e Hormuzit. Anijet i përkasin një kompanie shtetërore të transportit detar me seli në Abu Dhabi dhe nga sulmi ka humbur jetën një anëtar i ekuipazhit.

 

EMISIONET