SHBA në alarm për Kubën/ Raportet flasin për mbi 300 dronë ushtarakë dhe skenarë sulmi ndaj objektivave amerikanë

SHBA në alarm për Kubën/ Raportet flasin për mbi 300

Shtetet e Bashkuara po vlerësojnë një kërcënim të ri të mundshëm nga Kuba, pas raportimeve se vendi ka siguruar një numër të madh dronësh ushtarakë dhe po shqyrton përdorimin e tyre kundër objektivave amerikanë.

Sipas një raporti të publikuar nga Axios, Kuba dyshohet se ka në dispozicion mbi 300 dronë ushtarakë.

Në raport thuhet se janë diskutuar edhe skenarë të mundshëm sulmesh ndaj bazës amerikane në Guantanamo Bay, anijeve ushtarake të SHBA-së dhe zonës së Key West në Florida, që ndodhet rreth 145 kilometra nga Havana.

Po sipas të njëjtave burime, zhvillimet në teknologjinë e dronëve dhe prania e këshilltarëve ushtarakë iranianë në Kubë kanë rritur shqetësimet në administratën amerikane për situatën e sigurisë në rajon.

Mediat ndërkombëtare, përfshirë Reuters, raportojnë se këto informacione të inteligjencës mund të shërbejnë si bazë për hapa të mëtejshëm strategjikë ose ushtarakë nga ana e SHBA-së, në varësi të zhvillimeve në terren. 

EMISIONET