SHBA me “thesarin” bosh, katastrofë ekonomike nëse nuk ngrihet tavani i borxhit

SHBA me “thesarin” bosh, katastrofë ekonomike nëse nuk

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të mbetet pa para nga 1 qershori.

Paralajmërimi vjen nga Sekretarja e Thesarit Janer Yellen pak ditë përpara se Presidenti Joe Biden të takohet me ligjvënësit demokratë dhe republikanë për të diskutuar nevojat për rritjen e kufirit të huamarrjes.

Kaosi financiar dhe ekonomik do të pasojë nëse Kongresi nuk vepron për të rritur kufirin e borxhit në mënyrë që qeveria amerikane të marrë hua të tjera për të paguar shpenzimet, paralajmëroi Sekretarja e Thesarit ë emisionin “This Week” të rrjetit ABC.

"Pavarësisht nëse bëhet fjalë për mospagesën e interesit të borxheve, pagat për Sigurimet Shoqërore, ose kujdesin shëndetësor për të moshuarit, thjeshtë nuk do të kemi para të mjaftueshme për të përmbushur të gjitha detyrimet tona”.

Pasojat do të jenë ndërkombëtare në rast të dështimit të Qeverisë Amerikane.

“Letrat me vlerë që ofron Thesari amerikan përbëjnë themelet më të sigurta të sistemit financiar botëror. Dështimi i Shteteve të Bashkuara për të paguar borxhet do të vinte në pikëpyetje aftësitë tona të sigurimit të kredisë".

Presidenti Joe Biden pritet të zhvillojë të martën takime me udhëheqësit e të dy partive në Kongres. Demokratët kanë bërë trysni që të rritet tavani i borxhit pa parakushte.

Republikanët kërkojnë shkurtimin e shpenzimeve federale. Senatori James Lankford foli në kanalin televiziv ABC lidhur me pritshmëritë.

Deri më tani Presidenti Biden ka refuzuar të negociojë me republikanët për tavanin e borxhit, duke këmbëngulur heqjen e kufirit pa kushte, siç është bërë dhjetëra herë në të kaluarën nga presidentët e të dyja partive.

Duke folur në emisionin “Meet the Press” të kanalit NBC, udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries tha se demokratët e mbështesin presidentin.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë dështuar kurrë në pagesat e borxhit. Ndërsa fondet pritet të mbarojnë këtë verë, thirrjet për negociata po shtohen çdo ditë.

shba thesari kufiri i borxhit

EMISIONET