SHBA "arkivon" Covid, Biden firmos ligjin që i jep fund emergjencës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka nënshkruar ligjin që i jep fund emergjencës Covid në vend.
Shtëpia e Bardhë e raporton atë në një deklaratë, duke shpjeguar se Biden ka ratifikuar legjislacionin e miratuar nga Kongresi "i cili i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare të lidhur me pandeminë".
Të gjitha rregulloret që hynë në fuqi gjatë pandemisë do të pushojnë në fuqi më 11 maj.
Kjo do të thotë se fondet e mëdha të akorduara që nga viti 2020 për ofrimin e testeve Covid falas, vaksinave dhe masave të tjera emergjente nuk do të jenë më të disponueshme nga 11 maji.
Masa, e cila ka përçarë demokratët, u miratua së fundmi nga Senati federal me një shumicë dypartiake prej 68 votash pro dhe 23 kundër.
Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane miratoi masën muajin e kaluar.
Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, masa e miratuar nga administrata Trump në vitin 2020, e cila lejon dëbimin e menjëhershëm të emigrantëve pa vizë, edhe nëse janë azilkërkues të mundshëm, duhet të përfundojë gjithashtu.
Ekzekutivi amerikan ka thënë se dëshiron të revokojë këtë masë, të njohur si "Titulli 42", dhe ta zëvendësojë atë me një mekanizëm të ndryshëm ligjor për të rregulluar fluksin e emigrantëve.