Rrufeja godet një avion me 50 pasagjerë gjatë fluturimit

Rrufeja godet një avion me 50 pasagjerë gjatë fluturimit

Një incident është regjistruar gjatë një flututimi të një avioni të Cyprus Airways. Mësohet se avioni gjatë fluturimit  Larnaka-Bejrut është goditur nga një rrufe.

Sipas informacioneve të Cyprus Times për shkak të kushteve të këqija atmosferike që mbizotëronin dje në zonë, avioni është goditur nga rrufeja.

Nga goditja u dëmtua avioni por nuk pengoi fluturimin. Ai u ul i sigurt në aeroportin e Bejrutit ku qëndroi gjatë natës për procedurat e nevojshme të riparimit.

Në bordin e avionit ndodheshin rreth 50 pasagjerë dhe 6 anëtarët e ekuipazhit u kthyen në Qipro me një tjetër fluturim për të vazhduar siç ishte planifikuar.

EMISIONET