Recesion në ekonominë e SHBA, ekspertët: Ekonomia amerikane rrezikon inflacion të lartë

Ekspertët paralajmërojnë se ekonomia Amerikane nuk po i reziston pasojave të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë duke paralajmëruar përkeqësim të treguesve në periudhën 2023-2024. Vëzhgimi 6-mujor sinjalizon për rreziqet e recesionit ekonomik dhe rritjes së inflacionit.

Recesion në ekonominë e SHBA, ekspertët: Ekonomia amerikane

Ekspertët kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se ekonomia e vendit do të përballet me recesion këtë vit si dhe me inflacion të lartë për 2024.

Sipas rezultateve të vëzhgimit 6 mujor, recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të biznesit, dhe pasohet me rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik.

Më shumë se dy të tretat e të pyeturve në Shoqatën Kombëtare për Ekonominë e Biznesit kanë thënë në një anketë se presin që inflacioni të mbetet mbi katër për qind deri në fund të këtij viti.

Në raport janë përmbledhur përgjigjet e 217 anëtarëve të këtij Asociacioni në anketë, e cila është kryer mes 2 dhe 19 marsit.

Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe pasojat e pandemisë së koronavirusit, besohet se janë shkaktaret kyçe të inflacionit që ka prekur ekonomitë e pothuajse të gjithë botës.

Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara e kanë rritur normën e interesit në 4.75 për qind, me qëllim të luftimit të inflacionit, i cili vitin e kaluar ka arritur në nivelet më të larta në dekada.

Rritja e çmimeve është ngadalësuar, duke qëndruar në 6.0 për qind në shkurt, ndonëse është shifër shumë e lartë sesa shënjestra afatgjate e Rezervave Federale prej 2 për qind.

Mirëpo në mesin e parashikimeve jo të mira ekonomike për të ardhmen, vetëm pesë për qind e të anketuarve besojnë se SHBA-ja aktualisht është në mes të një recesioni.

EMISIONET