Raporti për 2022-shin/ 71 milionë njerëz braktisën shtëpitë për shkak të luftrave dhe fatkeqësive natyrore

Migrimet brenda shtetit për tu larguar nga zonat e luftës ose fatkeqësive natyrore arritën vlerën rekord të 71.1 milion njerëzve që kanë lënë shtëpitë e tyre për të gjetur siguri, strehim dhe ushqim. Raporti i publikuar nga Qendra e Monitorimit të Migracionit me qendër në Gjenevë zbulon vendet më problematike.

Raporti për 2022-shin/ 71 milionë njerëz braktisën

Qendra e Monitorimit të Migrimit të Brendshëm në Gjenevë ka dalë të enjten me një raport ku rezulton se numri i qytetarëve që largohen në kërkim të sigurisë dhe stehimit ka arritur në shifrën rekord prej 71.1 milion.

Kjo shifër tregon një rritje prej 20% krahasuar me vitin 2021 raporton Jan Egeland, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve.

Deri në fund të vitit 2022, 5.9 milionë njerëz u detyruan të lëviznin brenda Ukrainës për shkak të luftimeve dhe nisjes së agresionit rus, duke e çuar totalin global të njerëzve të zhvendosur brenda vendit nga konfliktet ose fatkeqësitë në më shumë se 62 milionë.

Në Siri janë zhvendosur 6.8 milionë njerëz konflikti i lufte civile që ka nisur prej një dekade tashmë.

Vetëm në javën e kaluar OKB ka raportuar 700,000 njerëz që janë larguar brenda vendit nga zonat e luftimeve në Sudan.

Numri i njerëzve të zhvendosur brenda vendit të tyre në fund të vitit për shkak të fatkeqësive si përmbytjet dhe uria arriti në 8.7 milionë, 45 për qind më shumë nga viti 2021.

IDMC përmendi fenomenin e motit La Nina, i cili vazhdoi për të tretin vit radhazi në 2022, si një faktor kryesor në zhvendosjet nga fatkeqësitë. Në vend të parë qëndrojnë Pakistani, Nigeria dhe Brazili dhe për sa i takon thatësirës, Somalia, Kenia dhe Etiopia, thuhet në raport.

Zhvendosja e brendshme i referohet njerëzve të detyruar të lëvizin brenda kufijve të tyre dhe raporti i Qendrës së Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme nuk ka referuar ata që u larguan për në vende të tjera.

raporti zhvendosja

EMISIONET