Sulmi në Gaza/ Al Jazeera: Izraeli të mbaj përgjegjësi, veprim për të ndaluar gazetarët të kryejnë detyrën

Media Al Jazeera me qendër në Katar ka dënuar bombardimet e Izraelit në bllokun e kullës së Gazës ku ku dhe ishte zyra.
Në një deklaratë, media tha se e shikonte lëvizjen si "si një veprim të qartë për të ndaluar gazetarët të kryejnë detyrën e tyre të shenjtë për të informuar botën dhe për të raportuar ngjarjet në terren".
"Al Jazeera premton të ndjekë çdo rrugë të disponueshme për ta mbajtur qeverinë izraelite përgjegjëse për veprimet e saj."- thuhet në njoftim.
Të gjithë të pranishmit në zyrë informuan nga ushtria izraelite me telefon se kishin më pak se një orë për të liruar ndërtesën
Dr Mostefa Souag, drejtor i përgjithshëm i Al Jazeera, tha:
"Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të dënojë veprime të tilla barbare dhe shënjestër të gazetarëve dhe ne kërkojmë një veprim të menjëhershëm ndërkombëtar për ta mbajtur Izraelin përgjegjës për shënjestrimin e tij të qëllimshëm ndaj gazetarëve dhe institucioneve të medias."


