Qeveria e Zelandës së Re me një fushatë të pazakontë: Si të ndihmojmë adoleshentët të kalojnë ndarjen

Qeveria e Zelandës së Re me një fushatë të

Adoleshentët e ndarë në Zelandën e Re nuk kanë vetëm miq dhe prindër për këshilla, sepse tani qeveria e vendit po kujdeset t'u japë atyre udhëzime për të vazhduar jetën e tyre.

Fushata e pazakontë e përgatitur nga qeveria fokusohet në mënyrën e menaxhimit të shëndetshëm të kësaj situate të pakëndshme.

Në video, adoleshentët dhe të rinjtë flasin për përvojat e tyre - ato janë raste reale dhe jo të bazuara në një skenar, raporton Guardian.

Hulumtimi i qeverisë së Zelandës së Re në vitin 2022 tregoi se pothuajse 80% e 16-24-vjeçarëve ishin në një lidhje dhe se 87% përjetuan një situatë që ata e përshkruan si diçka më të keqe se dhimbja e një ndarjeje. 

Më shumë se gjysma besojnë se nuk mund ta përfundonin një lidhje pa dhimbje.

Gjithashtu me interes është konstatimi se një në gjashtë të rinj flet për zënka që nuk ishin vetëm verbalisht të dhunshme.

Qeveria e ish-kryeministres Jacinda Ardern po zbaton nga viti 2021 një program për të luftuar dhunën në familje, i cili konsiderohet si një nga problemet më të mëdha sociale në vend.

EMISIONET