Putin pret në Moskë ministrin e mbrojtjes të Kinës

Putin pret në Moskë ministrin e mbrojtjes të Kinës

Presidenti rus Vladimir Putin pati sot në Moskë një takim pune me ministrin kinez të Mbrojtjes Li Shangfu , njoftoi agjencia ruse e lajmeve Tass, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

Pekini kishte njoftuar vizitën e Li që nga java e kaluar, duke thënë se ai do të takohej me zyrtarë të mbrojtjes, por pa përmendur Putinin.

Peskov tha për Tass se detajet e këtij takimi do të bëhen të ditura më vonë.

Muajin e kaluar, presidenti kinez Xi Jinping u takua me Putinin në Moskë.

EMISIONET