Protestat dalin jashtë kontrollit, policia përdor topa uji në Irlandën e Veriut

Dhunë dhe tensione për të dytën natë radhazi në qytete të ndryshme të Irlandës së Veriut, ku protestat anti-emigracion janë përshkallëzuar në përplasje me policinë, zjarrvënie dhe sulme ndaj komuniteteve të emigrantëve.
Në Belfast, forcat e rendit përdorën topa uji për të shpërndarë protestuesit, të cilët ngritën barrikada, dogjën automjete dhe hodhën tulla e bomba molotov ndaj policisë. Tensione u raportuan edhe në qytetet Derry dhe Coleraine.
Protestat shpërthyen pas një sulmi të rëndë me thikë ndaj një banori vendas, për të cilin është arrestuar dhe akuzuar një shtetas sudanez. Sipas policisë dhe autoriteteve, demonstratat kanë marrë karakter anti-emigracion dhe në disa raste janë shndërruar në sulme me motive racore ndaj emigrantëve dhe pakicave etnike.
Politikanët dhe zyrtarët vendorë kanë dënuar aktet e dhunës dhe kanë bërë thirrje për qetësi. Ndërkohë, familja e viktimës ka reaguar publikisht, duke kërkuar që ngjarja të mos përdoret për të nxitur urrejtje apo përçarje dhe që çdo protestë të zhvillohet në mënyrë paqësore.
Megjithatë, grupe të rinjsh me kapuçë u vunë flakën disa banesave, një autobusi dhe automjeteve të ndryshme, kryesisht në Belfast, duke detyruar familje emigrantësh të largohen nga shtëpitë e tyre për arsye sigurie.

