“Plagoset” flamuri izraelit, Sindikalistët i sjellin ngjyrime protestave kundër “kapjes” së drejtësisë

Izraeli nuk gjen qetësi. Protestat e iniciuara nga plani për kontrollin e gjyqësorit nga kryeministri Netanyahu vijojnë të mbajnë më qindra qytetarë në rrugë. Simbolika e flamurit të plagosur, bën xhiron e rrjetit.

“Plagoset” flamuri izraelit, Sindikalistët i sjellin ngjyrime

Mes një deti flamujsh izraelitë, një ishte ndryshe.

Në mesin e qindra protestuesve që dolën në rrugë në javën e 13-të me radhë Yiftach Golov ngre një flamur ngjyrë kafe që përfaqëson një grupim të quajtur "Vëllezërit dhe motrat nën krisma".

Ata janë veteran, si Golov, të cilët mendojnë se po luftojnë në një fushë-betejë të re për të shpëtuar demokracinë izraelite.

“Ne besojmë se kjo është përgjegjësia jonë për t'i thirrur edhe një herë flamurit të kombit për të ndalur këtë çmenduri, për të mbrojtur Izraelin,” shprehet Golov.

Ata mbajtën në krahë një barelë në dukje një objekt në formën e një njeriu mbështjellë me flamurin izraelit, ashtu siç do të mbanin një shok të plagosur në luftë.

Lëvizja protestuese e Izraelit përbëhet nga shumë grupe të ndryshme, por presioni nga veteranët parë si një çelës për lëvizjen e saj.

Të hënën e kaluar, pas javësh protestash të qëndrueshme dhe grevës së përgjithshme më të madhe në historinë izraelite, kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi një pauzë të legjislacionit, duke ndaluar kështu shkarkimin e Ministrit të Brendshëm të tij, i cili refuzoi planin për të fuqizuar kontrollin ndaj sistemit gjyqësor.

Por pavarësisht njoftimeve, protestuesit janë ende në rrugë.

Vlerësohet se deri në 150,000 njerëz morën pjesë në protestën e mbajtur në Tel Aviv.

reforma ne drejtesi protesta ne izrael

EMISIONET