PICAT QË PARALAJMËROJNË KRIZAT/ Porositë pranë Pentagonit rriten papritur gjatë s*lmeve në Venezuelë
Një rritje e pazakontë e porosive për pica pranë Pentagonit është vënë re në të njëjtën kohë me sulmet amerikane në Venezuelë. Fenomeni lidhet me të ashtuquajturën teori “Pica Meter”, e njohur prej vitesh në SHBA, që lidh rritjen e konsumin të picave në Pentagon me kriza ndërkombëtare dhe operacione ushtrake.

Një piceri pranë Pentagon është vënë sërish në qendër të vëmendjes, pasi porositë e saj u rritën ndjeshëm në orët e para të mëngjesit, në të njëjtën kohë kur Shtetet e Bashkuara nisën sulme ajrore ndaj Venezuelës.
Sipas raportimeve, lokali “Pizzato Pizza”, i ndodhur në Arlington të Virxhinias, shënoi një fluks të pazakontë klientësh dhe porosish rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale. Rritja e aktivitetit përkoi pothuajse saktësisht me nisjen e sulmeve ajrore amerikane ndaj kryeqytetit venezuelian, Caracas.
Lëvizja u dokumentua nga një llogari në X, e njohur si “Pentagon Pizza Report”, e cila monitoron trafikun në lokalet ushqimore përreth selisë së mbrojtjes amerikane. Sipas saj, pizzeria përjetoi aktivitet të lartë për rreth 90 minuta, përpara se porositë të binin papritur, menjëherë pas përfundimit të operacionit ushtarak.
Fenomeni njihet prej vitesh si “Pizza Meter”, një teori jozyrtare që sugjeron se rritja e porosive ushqimore pranë Pentagonit mund të sinjalizojë operacione të rëndësishme ushtarake apo kriza ndërkombëtare, për shkak të shtimit të stafit dhe orareve të zgjatura të punës.
Raste të ngjashme janë vërejtur edhe më parë, përfshirë gjatë tensioneve të mëdha në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, Pentagoni nuk ka reaguar, duke mos komentuar lidhjen mes porosive për pizza dhe operacioneve ushtarake, por përkimi kohor ka mjaftuar për të rikthyer teorinë në vëmendjen publike.

