Përmbytjet në Indi, 9 të vdekur dhe 25 të tjerë të bllokuar nën rrënoja

Përmbytjet në Indi, 9 të vdekur dhe 25 të tjerë të

Përmbytjet kanë shkaktuar shembjen e një tempulli në shtetin verior indian të Himachal Pradesh të hënën, duke vrarë 9 persona dhe duke lënë deri në 25 të tjerë të bllokuar në rrënoja. Shirat e dendur kanë vrarë 7 persona të tjerë në vende të tjera në shtet.

Tempulli në kryeqytetin shtetëror Shimla, një zonë e njohur turistike, u shemb rreth orës 8 të mëngjesit me orën lokale, tha kryeministri i shtetit Sukhvinder Singh Sukhu për agjencinë indiane të lajmeve ANI gjatë një vizite në vendin e tempullit të hënën. 

Pesë persona janë shpëtuar, por rreth 20 deri në 25 persona mbeten të bllokuar, me përpjekjet e shpëtimit në vazhdim, shtoi ai. Zyrtarët e policisë rrugore i kanë kërkuar gjithashtu publikut që të shmangë udhëtimet për shkak të reshjeve të dendura të vazhdueshme, me Departamentin Meteorologjik Indian që ka lëshuar një alarm të kuq për shtetin.

 Himachal Pradesh, ka qenë një nga shtetet më të prekura në këtë sezon. Në korrik, më shumë se 30 njerëz në shtet u vranë pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

 

 

 

EMISIONET