Përcillet në banesën e fundit Napolitano, Italia i jep sot lamtumirën ish-presidentit (VIDEO)

Presidenti Italian, Giorgio Napoletno u përcoll në banesën e fundit, me ceremoninë zyrtare laike, të mbajtur në Romë.

Në Itali, 26 shtatori është shpallur ditë zie dhe flamujt janë ulur në gjysmështizë ndërsa në dy sheshet kryesore të vendit janë vendosur ekrane gjigante.

Kortezhi me arkivolin kaloi përmes qytetit, i mbuluar nga flamuri italian dhe ai europian, pastaj ceremonia u zhvillua në Odë ku të pranishëm ishin liderët evropianë, por edhe presidenti I vendit tonë Bajram Begaj.


9 fjalimet në nder të Napolitanos I mbajtën familjarët dhe udhëheqës të lartë, ndërsa më herët Begaj ka shprehur ngushëllimet duke theksuar se Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë me mall për mbështetjen e tij të pandërprerë për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Ish kreu i shtetit në itali, ndërroi nga jetë në 22 shtator, në moshën 98-vjeçare teksa lajmi u njoftua nga presidenti actual, Sergio Mattarella.

Giorgio Napolitano ishte shtyllë stabiliteti në politikën e vështirë të vendit të tij, më së shumti në vitin 2011 kur ai ndihmoi në drejtimin e kombit nga kriza ekonomike dhe përtej turbullirave të viteve të kryeministrit Silvio Berlusconi në pushtet.

Ai ishte eksponenti i parë i Partisë Komuniste Italiane që mbajti postin më të lartë shtetëror dhe I pari gjithashtu që u zgjodh dy herë President.

Përcillet në banesën e fundit Napolitano, Italia i jep sot
Giorgio Napolitano

EMISIONET