Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri kalon 26,000
Numri i të vdekurve ka shkuar rreth 26,000 në Turqi dhe Sirinë veriperëndimore ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.
Numri i vdekjeve në Turqi u rrit në 22,327 të shtunën, ndërsa më shumë se 3,553 u vranë në Siri.
Policia turke ka arrestuar 12 persona lidhur me shembjen e ndërtesave në provincat juglindore të Gaziantepit dhe Sanliurfës, raportuan mediat lokale, pas tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë.
Sipas agjencisë së lajmeve, DHA, në mesin e të arrestuarve ka edhe kontraktorë.
Të paktën 6.000 ndërtesa janë shembur pas tërmetit 7.8 ballësh që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt.