Tërmeti në Turqi, pallati i shembur kishte “huazuar” murin e pallatit ngjitur
Tërmeti shkatërrues në Turqi që ka marrë jetën e mijëra njerëzve ka nxjerrë në dritë një rast skandaloz të punimeve të dobëta dhe shkeljeve të rregulloreve të ndërtimit.
Një pallat banimi që u shemb në Antioki, siç shkruan Hurriyet, rezultoi se kishte murin e jashtëm të pallatit fqinj që ka mbetur në këmbë si mure të brendshme të apartamenteve.
Me fjalë të tjera, kontraktori as që ka marrë mundimin të ndërtojë një mur për apartamentet dhe thjesht ka suvatuar dhe lyer atë që ka gjetur gati nga pallati fqinj .
Pavarësisht se pallati i tij u shemb, në murin e pallatit ngjitur kanë mbetur të fiksuara kornizat, raftet dhe një televizor.