Një thirrje nga Arda Turan drejtuar mbarë botës pas tërmetit që goditi Turqinë: Populli ynë ka nevojë për ndihmën tuaj

Një thirrje nga Arda Turan drejtuar mbarë botës pas tërmetit

Ndërsa tërmeti me magnitudë 7.7 që ndodhi në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş goditi 10 provinca, ish-futbollisti Arda Turan i bëri thirrje botës për ndihmë nga rrjetet sociale. 

Turan, në postimin e tij në anglisht dhe turqisht, tha:

"Turqia ka shpallur një situatë alarmi të nivelit të katërt. Situata e alarmit të 'nivelit të 4' përfshin një thirrje ndërkombëtare për ndihmë. Për ata që janë në vende të ndryshme të botës duke lexuar këtë mesazh, njerëzit tanë që kanë mbetur në rrënojat e tërmetit në vendin tim kanë nevojë për ndihmën tuaj për të shpëtuar".

Në një postim të mëhershëm Arda Turan shkruante “Shërohu shpejt Turqi!”

Turan ka mbajtur fanellën e Atletico Madrid, Barcelonës, si dhe Galatasaray dhe ka ndjekës në të gjithë botën.

Një thirrje nga Arda Turan drejtuar mbarë botës pas tërmetit

termeti ne turqi

EMISIONET