Një muaj pas tragjedisë ku Taulant Malaj vrau të bijën 16-vjeçare dhe italianin/ Vëllai i viktimës: Mamaja nuk del më vetëm, ngul sytë nga dera duke pritur…

Një muaj pas tragjedisë ku Taulant Malaj vrau të bijën

Ka kaluar tashmë një muaj pas tragjedisë që shkatërroi Torremaggiore-n, ku Taulant Malaj vrau italianin Massimo De Santis dhe vajzën e tij 16-vjeçare Xhesika.

Edhe pse normaliteti duket si një e largët që shtrihet mbi gjestet e përditshme të jetës, i ndryshuar dhe i mallkuar në mënyrë të pashmangshme nga  krimi i ndërlikuar i natës midis 6 dhe 7 majit, qytetei ka filluar të marri pamjet  e tij normale.

Shtëpia në rrugën Togliatti ku ndodhi krimi makabër është në vendosur shitje. Nga ana tjetër, baret në Corso Matteotti vijojnë të jenë të hapura.

Historia e familjes De Santis, të cilët humbën familjarin e tyre tashmë mund të përmblidhet me dy fjalë: punë dhe shtëpi. Një muaj pas tragjedisë që goditi Torremaggiore-n, të gjithë përpiqen që t’i rikthehen normalitetit, por ajo që ndodhi mesnatën e 6 dhe 7 Majit nuk do të harrohet lehtë.

Bëhet fjalë për rastin ku Taulant Malaj vrau vajzën e tij Xhesikën dhe italianin Massimo De Santis, pasi dyshonte se ishte personi me të cilin e tradhtonte gruaja, Tefta Malaj. Kjo e fundit shpëtoi nga goditjet me thikë. Në zonën kur ndodhi ngjarja, qytetarët thonë se ishte një tragjedi e madhe, dhe se askush nuk e priste.

“Ishte një tragjedi e madhe. Askush nuk e priste. Gjithçka dukej normale”- shprehen ata.

Për mediat italiane ka folur vëllai i Massimo De Santis, pronarit 51-vjeçar që u vra nga dora e shqiptarit. “Vëllai im nuk e meritonte të vdiste kështu. Më mirë do të kisha vdekur në një aksident rrugor ose në rrethana të tjera, por ai nuk e meritonte një vdekje si kjo”, thotë vëllai i tij Gianluca, emri i të cilit figuron në tabelën e shitjes së apartamentit në via Togliatti, ku jeton ende nëna e tij gati tetëdhjetë vjeç.

“Nëna ime nuk ka dalë kurrë vetëm nga shtëpia që nga dita e tragjedisë. Më duhet ta marr në katin e tretë dhe ajo del nga ashensori duke ngulur sytë drejt përpara, si për të hequr imazhin e çarçafit të bardhë që mbulonte trupin e përgjakur të Massimos, i shtrirë në tokë”, thotë sërish Gianluca.

Taulant Malaj, 45-vjeçari shqiptar i cili vrau të bijën e tij 16-vjeçare, Xhesika Malaj, si dhe një 51-vjeçar me të cilin dyshonte se gruaja e tij kishte lidhje jashtëmartesore, ka rrëfyer më herët se kishte pasur debate në familje, gjithmonë për tradhtinë e pretenduar dhe i kishte kërkuar divorcin bashkëshortes.

taulant malaj xhesika malaj tefta malaj

EMISIONET