Operacionet greke në Turqi, fund tragjik për Fatman 7-vjeçare, nxirren të gjallë motra 6-vjeçare dhe i ati

Operacionet greke në Turqi, fund tragjik për Fatman

Tragjik ishte përfundimi i përpjekjes për të liruar Fatman 7-vjeçare nga rrënojat e pallatit ku ajo banonte në qytetin Iskenderun në provincën Hatay të Turqisë.

Pas përpjekjeve mbinjerëzore, vetëm i saj babai 50-vjeçar dhe motra 6-vjeçare u arrit të nxirreshin të gjallë.

Fillimisht, misioni i EMAK-ut grek tentoi të nxirrte Fatmën, e cila ishte bllokuar shtatë metra nën rrënoja.

Katër burra të EMAK-ut morën pjesë në përpjekjen për shpëtim, ndërsa pjesa tjetër po përpiqeshin të çlironin një familje prej katër anëtarësh të bllokuar nën një shkallë.

Vajza mbeti e bllokuar për më shumë se 24 orë dhe megjithatë gjeti guximin dhe forcën për të sinjalizuar me zërat e saj shpëtimtarët.

Të parët e kuptuan shpëtimtarët grekë dhe më vonë mbërritën ekuipazhet turke.

Sa i përket familjes katër anëtarëshe, babai 50-vjeçar u nxor nga rrënojat dhe përpjekjet u fokusuan për të shpëtuar motrën 6-vjeçare të Fatmas.

Vajza kishte përqafuar motrën e saj të vdekur.

Ndërsa përllogaritjet flisnin për një operacion që zgjati shumë orë, vajza e vogël u lirua përfundimisht rreth orës 14:30.

Operacionet greke në Turqi, fund tragjik për Fatman

termeti ne turqi

EMISIONET