Netanyahu urdhëron shkatërrimin e infrastrukturës së Hezbollahut në jug të Libanit

Netanyahu urdhëron shkatërrimin e infrastrukturës së

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar ushtrinë izraelite të shkatërrojë të gjithë infrastrukturën e Hezbollahut në jug të Libanit, duke kërkuar vazhdimin e operacioneve ushtarake deri në eliminimin e çdo kërcënimi.

Gjatë një vizite te trupat izraelite të dislokuara në jug të Libanit, Netanyahu kërkoi që të shkatërrohen të gjitha strukturat që, sipas Izraelit, përdoren nga krahu ushtarak i Hezbollahut për sulme ndaj veriut të vendit, përfshirë edhe tunelet nëntokësore.

"Nuk duhet të mbetet asgjë në këmbë. Zbatojeni", thuhet në një deklaratë të publikuar nga zyra e kryeministrit në platformën X.

Netanyahu u kërkoi gjithashtu ushtarakëve të ndërhyjnë menjëherë sapo të identifikojnë një kërcënim, pa pritur udhëzime të tjera.

Ai bëri të qartë se trupat izraelite nuk do të tërhiqen nga zonat që kontrollojnë në jug të Libanit derisa Hezbollahu të çarmatoset plotësisht dhe të mos përbëjë më rrezik për Izraelin.

EMISIONET