Në këtë zonë të rrënuar nga tërmeti ka mbetur në këmbë vetëm godina e Inxhinierisë së Ndërtimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2023, 18:46
Zemërimi i shoqërisë turke sa vjen e rritet për mungesën e plotë të mbrojtjes antisizmike të godinave që u shembën si letra.
Ndërkohë është bërë virale një foto e shpërndarë nga gazetari turk, i cili tregon një zonë të rrënuar në Kahramanmaras, ku e vetmja godinë që ka mbetur në këmbë është ajo e Inxhinierëve të Ndërtimit.
Gazetari Ragip Soylu shkroi në llogarinë e tij në Twitter:
“Një ndërtesë qëndron në Kahramanmaras: Dhoma e Inxhinierëve të Ndërtimit”.