Momenti i shpërthimit në një nga stadiumet më të mëdhenj në botë (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2024, 22:31
Stadiumi Shah Alam, me kapacitet 80 000 persona, që ishte shtëpia e ekipit kombëtar të Malajzisë për dekada me radhë, është shkatërruar për t'i hapur rrugë një stadiumi të ri, shumë më modern.
Pamjet spektakolare të shkatërrimit të atij që ishte një nga stadiumet më të mëdhenj në botë janë bërë virale në rrjetet sociale.
Në vend të tij do të ndërtohet një stadium shumë më modern, me një kapacitet për 45 mijë spektatorë, ku do të luajnë futbollistët përfaqësojnë vendin aziatik dhe ekipi i Selangor.