Ministri i Brendshëm turk: 941 ndërtesa u shkatërruan plotësisht në Kahramanmaras
Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu tha se pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, 941 ndërtesa në Kahramanmaraş u shkatërruan plotësisht.
"Të gjithë ekipet tona të kërkim-shpëtimit po bëjnë përpjekjet e tyre maksimale për të shpëtuar të gjallë qytetarët tanë nën rrënoja" shtoi ai.
Numri i personave që humbën jetën nga tërmetet në Kahramanmaraş u rrit në 4 mijë e 544 dhe numri i të lënduarve në 26 mijë e 721.
Ndërkohë që për 3 muaj u shpall gjendja e jashtëzakonshme në 10 qytete të dëmtuara rëndë nga tërmeti, deri më tani janë shkatërruar 5775 ndërtesa. Që nga dita e djeshme ka pasur 435 pasgoditje.