Meta ka shkelur privatësinë e BE-së: Gjobë rekord prej 1.2 miliardë eurosh
Autoriteti Irlandez i Privatësisë ka vendosur të vendosë një gjobë prej 1.2 miliardë eurosh ndaj kompanisë për shkeljen e ligjit europian për privatësinë.
Vendimi për aplikimin e gjobës rekord ndaj Metës është rezultat i hetimit për aktivitetin e Facebook nga Autoriteti Irlandez dhe vendimit të marrë më 13 prill nga EDPB.
Gjoba, shuma e së cilës është më e larta e aplikuar ndonjëherë në këtë fushë, u vendos pas transferimit të të dhënave personale në Shtetet e Bashkuara në kundërshtim me dispozitat e BE-së.
Kryetari i EDPB-së, Andrea Jelinek, nënvizoi se shkelja e kryer nga Meta është “shumë e rëndë” pasi ka të bëjë me transferime sistematike, të vazhdueshme dhe të përsëritura të të dhënave personale.
Facebook, shtoi ai, ka miliona përdorues në Evropë dhe për këtë arsye transferimi i të dhënave ka qenë i madh. Gjoba e paprecedentë është një sinjal i fortë për shkelësit për të treguar se shkeljet e rënda çojnë në pasoja të gjera.
“Ne do ta apelojmë vendimin dhe kundër gjobës së pajustifikuar dhe ne do të kërkojmë pezullimin e kërkesave përmes gjykatave. Nuk ka ndërprerje të menjëhershme të Facebook në Europë, vendimi përfshin periudha zbatimi që do të zgjasin deri në fund të këtij viti”, shkruan në një postim zyrtar Nick Clegg, president i Global Affairs dhe Jennifer Newstead, shef ligjor i Metës.