Mbi 400 të arrestuar nga protestat e dhunshme në Francë, sindikalistët: Revoltat nuk do të ndalen!

Mbi 400 të arrestuar nga protestat e dhunshme në Francë,

Franca është e përfshirë në protesta të dhunshme, kundër reformës së pensioneve

“Ne do të vazhdojmë mobilizimi dhe do të kemi në fokus edhe vizitën e mbretit Charles III”, kanë njoftuar sindikalistët.

Ata bëjnë me dije se ditën e vizitës shtetërore të mbretit Charles III, do të organizojnë protesta akoma më të mëdha.

Një ditë me parë protestat degjeneruar në përleshje në të gjithë vendin, ku të paktën 457 persona u arrestuan dhe rreth 441 oficerë mbetën të plagosur.

Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme më shumë se një milion qytetarë dolën në të gjithë Francës, kundër reformës për rritjen e moshës së pensionit.

EMISIONET