Krizë diplomatike, Spanja tërheq ambasadoren nga Izraeli

Krizë diplomatike, Spanja tërheq ambasadoren nga Izraeli

Qeveria spanjolle ka tërhequr përgjithmonë Ana Salomon, ambasadoren e Spanjës në Izrael, duke ulur nivelin e marrëdhënieve me Tel Avivin, shkruan adnkronos.it.

Vendimi, i marrë në mbledhjen e fundit të kabinetit, përfshin uljen e përfaqësimit të Spanjës në nivelin e të ngarkuarës me punë, në reciprocitet me vendimin e Izraelit për ta bërë këtë në ambasadën e saj në Madrid.

Spanja kishte thirrur tashmë ambasadoren e saj në Izrael, Ana Salomon Perez, për konsultime për shkak të “akuzave shpifëse” të ngritura kundër Madridit nga qeveria Netanyahu dhe ndalimit të hyrjes të vendosur ndaj zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punës, Yolanda Diaz, dhe ministres së Rinisë, Sira Rego.

‘’ Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares kishte vepruar kështu për shkak të akuzave shpifëse kundër Spanjës dhe masave të papranueshme kundër dy anëtarëve të qeverisë sonë”, sipas burimeve zyrtare në ministrinë e Jashtme spanjolle.

Përplasja me Izraelin lindi pasi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi një sërë masash “për të ndaluar gjenocidin në Gaza.

Izraeli u përgjigj duke i ndaluar hyrjen në vend zëvendëskryeministres dhe ministres së Punës Yolanda Diaz dhe ministres së Rinisë Sira Rego, duke akuzuar Spanjën për antisemitizëm.

EMISIONET