Kremlini: Zelensky duhet të marrë vendimin e vështirë për të tërhequr forcat nga Donbasi

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duhet të marrë një vendim të vështirë për të tërhequr forcat ukrainase nga territori i Donbasit sot.
Gjatë një konference për media në Moskë, Peskov iu përgjigj pretendimit të Zelenskyt se Rusia ka kërkuar një tërheqje dymujore nga Donbasi ose pozicioni i saj negociator do të ndryshonte, duke thënë se Moska ka kërkuar disa herë largimin e forcave ukrainase nga rajoni i Donetskut.
“Sa u përket dy muajve çështja nuk ka të bëjë me dy muaj. Zelensky duhet të marrë vendimin sot që trupat ukrainase të largohen nga territori i Donbasit dhe të tërhiqen përtej kufijve administrativë të Republikës Popullore të Donetskut (emri rus për rajonin)”, tha Peskov.
“Kjo është thënë disa herë. Idealisht, Zelensky duhet ta kishte marrë një vendim të tillë dje siç kemi thënë për të marrë përgjegjësi dhe për ta marrë këtë vendim të vështirë”, shtoi ai.
Peskov shpjegoi se ndërprerja e bisedimeve për paqen me Ukrainën ndodh për shkak të përfshirjes së negociatorëve amerikanë në konfliktin e Lindjes së Mesme. “Për arsye të qarta, ata nuk mund të angazhohen aktualisht aktivisht në procesin trilateral negociator mbi çështjet ukrainase”, tha ai.
Në vitin 2026, Rusia dhe Ukraina zhvilluan disa raunde bisedimesh paqeje të ndërmjetësuara nga SHBA-ja. Procesi u ndërpre nga vendimi i SHBA-së për të nisur operacion ushtarak në Lindjen e Mesme.


