Kina i hedh “benzinë zjarrit”, Pekini dënoi me burgim të përjetshëm një shtetas amerikan për spiunazh
Një Gjykatë në Kinë ka dënuar një shtetas amerikan me burgim të përjetshëm, me akuzën e spiunazhit. Ky rast mund të çojë në një tensionim të mëtejshëm, të marrëdhënieve me Uashingtonin, ku kohët e fundit nuk kanë qenë aspak të mira.

Një vendim i një Gjykate në Kinë mund të çoj në tensionimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Kinë-SHBA.
Gjykata e Popullit e Mesme në qytetin lindor kinez të Suzhou, ka dënuar me burgim të përjetshëm një shtetas amerikan, me akuzën e spinuazhit.
John Leung, 78 vjeç, i cili rezulton me vendbanim në Hong-Kong u arrestua në prillin e vitit 2021, me dyshimet për spiunazh, ndërsa në deklaratën e Gjykatës thuhej se 78-vjeçari u shpall fajtor për spiunazh dhe u dënua me burgim të përjetshëm, e si pasojë privohet nga të drejtat politike përgjithmonë.
Autoritetet e Suzhou deklaruan se morën masa të detyrueshme sipas ligjit, kundër Leung në prill të 2021, por pa specifikuar se kur ishte marrë në paraburgim.
Hetime dhe gjykime të tilla mbahen me dyer të mbyllura dhe pak informacion jepet përveç akuzave të paqarta për infiltrim, mbledhje sekretesh dhe kërcënim për sigurinë e shtetit.
Ndërkohë, lidhur me rastin, një zëdhënës i ambasadës amerikane në Pekin tha se ata ishin në dijeni të raporteve se një shtetas amerikan ishte dënuar së fundmi në Suzhou.
"Departamenti i Shtetit nuk ka prioritet më të madh se siguria dhe siguria e qytetarëve amerikanë jashtë shtetit.Për shkak të konsideratave të privatësisë, ne nuk kemi komente të mëtejshme", deklaroi zëdhënësi amerikan.
Kujtojmë që kohët e fundit, tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit janë acaruar së tepërmi, pas pretendimeve territoriale të Kinës, në Detin e Kinës Jugore.


