Turistja rrëzohet nga biçikleta në Përmet, humb jetën 70-vjeçarja austriake

Turistja rrëzohet nga biçikleta në Përmet, humb jetën

Një turiste ka humbur jetën në një aksident rrugor në Përmet.

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur "Kthesa e Zhepes", shtetasja austriake H. F., rreth 70 vjeçe, duke udhëtuar me biçikletë me një grup turistësh, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletës dhe është rrëzuar nga biçikleta. 

Si pasojë e dëmtimeve kjo shtetase ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes.

aksident rrugor permet

EMISIONET