Kimioterapi për Berlusconin, nis kurimi për ish-kryeministrin e Italisë

Kimioterapi për Berlusconin, nis kurimi për ish-kryeministrin e

E gjithë vëmendja mediatike e politike e Italisë është në atë çfarë po ndodh në spitalin San Rafaelo të Milanos ku prej 24 orësh ndodhet i shtruar në repartin e terapisë intesive ish Kryeministri Silvio Berlusconi, lider i partisë “Forza Italia” dhe i koalicionit të mazhorancës qeverisëse në qeverinë “Meloni”.

Informacionet e ditës së sotme konfirmojnë diagnozën e leucemisë e mediat italiane përcjellin informacionin se ka nisur kurimin me kimioterapi nën kujdesin e mjekut të tij personal Michele Zangrillo.

Asnjë komunkim zyrtar nuk ka dal nga spitali i Milanos mbi shëndetin e kavalierit por përmes eksponentëve të Partisë së tij, Antonio Tajani e Paolo Barrelli mësohet se nata ka qënë e qetë e gjatë ditës së sotme Silvio Berluscono ka zhvilluar biseda telefonike me ta me orientimet për të vazhduar punën në parlament e në qeverisje me rekomandimin se "Italia ka nevoj për ta".

Është hera e 18 në jetën e tij që 86 vjecari Berlsuconi kurohet në spital e problmet shëndetësore gjatë viteve të fundit kanë qënë shumë më të shpeshta.

Gjatë mëngjesit të sotëm fëmijët e vëllai i Silvio Berlsuconit kanë mbërrritur në spital për t'i qëndruar pranë e nuk kanë dhënë asnjë koment për mediat e shumta italiane e internacionale që kanë rrethuar strukturën spitalore.

Vetëm dy muaj më parë në shkurt të 2023 ish kryeminsitri italian u deklarua i pafajshëm nga Gjykata e Milanos në procesin "Ruby iter" i akuzuar për korrupsion ndaj akteve gjyqësore e dëshmi false.

Silvio Berlusconi ka qënë katër herë kryeministër i Italisë e prej vitit 2008 është lider i Partisë Forza Italia e sipas dokumentit të siguruar nga RTV Ora në Romë, lideri i Forza Italia konformohet politikani më i pasur italian me rreth 48 milionë euro të deklaruar e të bëra publike.

alba kepi berlusconi

EMISIONET