Kilicdaroglu: Përjetuam procesin më të padrejtë në vitet e fundit, kemi rënë në duart e një oligarku
Në deklaratat e tij të para pas shpalljes së rezultateve zgjedhore, i munduri Kemal Kilicdaroglu foli për "procesin më të padrejtë të viteve të fundit".
"Ne kemi rënë nën sundimin e një oligarku," tha ai për fituesin Tajip Erdogan, duke shtuar se ai "nuk do të nënshtrojë vullnetin tonë".
Në ndërhyrjen e tij, kreu i aleancës opozitare tha se nuk mund të rrijë duarkryq “ndërsa ju shkelen të drejtat”. Ai shtoi se “nuk do të lejoja që punëtori të akuzohej dhe fermeri të vuante”.
“Nuk durova dot që frigoriferi i popullit të ishte bosh”, tha ai, ndërsa theksoi se “kam luftuar gjithmonë për drejtësinë dhe do të vazhdoj të luftoj për të”.