"Katargate", vajza dhe gruaja e Antonio Panzerit pritet të lirohen

"Katargate", vajza dhe gruaja e Antonio Panzerit pritet të

Vajza dhe gruaja e Antonio Panzerit, Silvia Panzeri dhe Maria Dolores Colleoni, do të lirohen së shpejti, sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa.

Dy gratë ndodhen në arrest shtëpie në Itali pas arrestimit të tyre më 9 dhjetor.

Heqja e kësaj mase dhe lirimi i tyre konsiderohet si pasojë e vendimit të organeve të prokurorisë belge për tërheqjen e kërkesës për ekstradim të Panzerit dhe Colleonit drejt Brukselit.

Sipas shumë mediave italiane, kjo do të thotë se Antonio Panzeri ka nxjerrë në pyetje prova të mjaftueshme dhe se roli i dy grave në të gjithë çështjen "Katargate" nuk konsiderohet më i një rëndësie parësore.

Megjithatë, ka mundësi që ata të merren në pyetje nga gjyqtarët belgë.

katargate

EMISIONET