Sulmi kiberneti, eksperti: Pasaportat dhe kartat biometrike të bëhen nga e para pasi sistemi të jetë i sigurtë
Fatjon Softa ekspert i sigurisë në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Arnold Kariqi tha se në momentin që sistemi elektronik do të jetë i sigurtë do të duhet që të gjithë qytetarët të ribëjnë "pasaportat dhe kartat biometrike".
Sipas tij duhet që të ndërhyhet me aleatët tanë që të ketë përmirësim të sistemit.
Fatjon Softa: Shqipëria është ndër vendet më të avancuara në rajon sa i përket shërbimit, por mbrojtja nuk ishte në nivelin e duhur pasi ne u dëmtuam. Kemi notim apo qëndrim në sistem jo për një muaj por për 1 vit e gjysmë a më shumë. Kemi dhe paaftësi për të parë që brenda sistemit kishte depërtime. Ne pamë që shumë punonjës të institucionit u akuzun për shitje të dhënash. Duhet të ndrhyhet me aleatët tanë për ti përmirësuar. Pasaportat dhe kartat biometrike duhen bërë nga e para por pasi sistemi të jetë i sigurtë. Ndërrimi i dokumnetave të identifikimit duhet. Po dalin dhe të dhëna bankare do të thotë se kanë hyrë dhe në sistemin bankar. Janë të gjitha në kompleksitet.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.