KARTELET GODASIN MEKSIKËN SËRISH/ Ekz*kutohet kryebashkiaku i San Miguel Amatitlán

KARTELET GODASIN MEKSIKËN SËRISH/ Ekz*kutohet kryebashkiaku i San

Kryebashkiaku i San Miguel Amatitlán, një qytet i vogël në shtetin Oaxaca të Meksikës, është vrarë gjatë një sulmi të armatosur të ndodhur të shtunën.

Autoritetet lokale bënë të ditur se viktima është Joel Angel Bravo Martinez.

KARTELET GODASIN MEKSIKËN SËRISH/ Ekz*kutohet kryebashkiaku i San

Sipas zyrës së prokurorit të Oaxaca, ai humbi jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim.

Deri tani nuk janë publikuar informacione për autorët apo motivet e sulmit.

San Miguel Amatitlán ndodhet në një rajon që prej vitesh përballet me aktivitetin e grupeve kriminale dhe rrjeteve të trafikut të drogës, të cilat shpesh përplasen për kontrollin e zonave strategjike.

Pas ngjarjes, autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në zonë dhe kanë nisur operacione të përbashkëta me forcat federale për të identifikuar dhe arrestuar personat përgjegjës.

Guvernatori i Oaxaca-s, Salomón Jara Cruz, dënoi vrasjen dhe kërkoi që autorët të vihen sa më shpejt para drejtësisë.

EMISIONET