Kali ra mbi kokën e saj, kalorësja 15-vjeçare vdes në një aksident gjatë stërvitjes
Hannah Serfass 15 vjeçe ishte një yll në ngjitje i hipizmit në SHBA.
Asgjë nuk i jepte aq kënaqësi sa kalërimi, ajo stërvitej aq shpesh sa mundte.
Por gjatë fundjavës, vajza vdiq tragjikisht duke bërë atë që donte aq shumë.
15-vjeçarja po stërvitej në një qendër kuajsh në Florida (SHBA) të dielën dhe ishte në gjysmë të rrugës së një ushtrimi me kalërim dhe kërcim kur ndodhi aksidenti i tmerrshëm.
Kali me të cilin po stërvitej humbi ekuilibrin, duke e hedhur poshtë dhe duke u rrëzua me forcë në kokën e kalorëses.
Sipas Federatës së Kuajve të Shteteve të Bashkuara, në një moment të stërvitjes kali ra përpara pasi pati një tërheqje në këmbë, duke e hedhur Serfass në tokë.
Në të njëjtën lëvizje kali ra mbi kokën e kalorëses së re.
Shikuesit e tronditur nxituan në ndihmë të saj dhe njëri thirri menjëherë një ambulancë.
Serfass u dërgua në spitalin më të afërt. Por mjekët mundën të përcaktojnë vetëm vdekjen e saj.
Federata e Kuajve të SHBA tha se do të hetojë aksidentin.
Kali, një 12-vjeçar i quajtur Quaxx, nuk u lëndua.